Petkoviq: Në takimin e nesërm në Bruksel do të insistojmë për Asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, thotë se Beogradi në Bruksel, ku nesër vazhdon dialogu me Prishtinën në nivelin teknik, do të insistojë në Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai tha se do të insistojnë në diskutimet edhe në sigurinë e familjeve të kthyera.

Ai deklaroi se bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë nesër në Bruksel, nën kujdesin e BE.

Ndërsa, Mirosllav Lajcak do të ndërmjetësojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu