Pioli i pranon: Milani është mjaftueshëm i fortë të garojë me Juventus dhe Interi për kampionatin

Trajneri i AC Milanit, Stefano Pioli ka besimin se këtë edicion skuadra e tij mund të garojë me Juventusin dhe Interin për Scudetto.

“Rossonerët” janë ende të pamposhtur në Seria A, por në dy xhirot e fundit kanë fituar vetëm dy pikë nga gjashtë të mundshme.

Sidoqoftë, Pioli tha se Milani është i gatshëm të luftojë me skuadrat më të forta.

“Ibrahimovic foli për ëndrrën e Scudetto dhe Milan me të drejtë duhet ta këtë ambicie”.

“Rezultatet dëshmojnë se jemi skuadër garuese dhe mund të luftojmë me skuadrat më të forta në ligë”.

“Juventusi fitojë nëntë herë radhazi dhe Interi e përforcoi skuadrën që mbeti vetëm një pikë larg Juventusit edicionin e kaluar”.

“Ne duam të luftojmë, por është e qartë se me lojtarë të fortë ne do kemi më shumë mundësi të vazhdojmë rrugëtimin”, deklaroi ai.

Momentalisht Milani është lider pas 12 xhirove, derisa kanë mbetur edhe dy para pushimit dimëror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu