Pirlo: Kujdes, Sassuolo ekip i shkëlqyer, T’i përmirësojmë këto dy aspekte

Fitorja ndaj Milanit ka rritur entuziazmin te Juventusi, që nesër zbret sërish në fushë. Kampionët në fuqi do të përballen në shtëpi me Sassuolon të dielën (20:45), një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni në Serie A. Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo vlerëson ekipin kundërshtar në konferencën e zakonshme për shtypin, aty ku prek disa tema. “Duhet të përmirësohemi në forcën mendore dhe kur kalojmë në avantazh.

Pres një përballje të vështirë. Sassuolo është një skuadër e shkëlqyer, luajnë prej vitesh bashkë dhe kanë një trajner të aftë në ndërtimin e lojës. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur nuk do e kemi ne topin. Nuk duhet t’u lëmë hapësira, pasi ata janë mjaft të aftë për të dalë nga presioni i kundërshtarëve dhe për t’u nisur drejt portës. Presioni është normal mbi ne, pasi jemi një skuadër që fitojmë titullin prej 9 vitesh.

Gjithsesi, skuadra për t’u mundur është Milani, pasa ata kryesojnë Serie A. Të dëmtuarit? Demiral ndodhet disi më mirë se Chiellini, Giorgio e ka marrë veten, por stërvitet me vazhdimësi dhe shumë shpejt do e shihni titullar.

Më pëlqeu loja e Kulusevskit ndaj Milanit. U fut në fushë dhe bëri mirë, e komplimentova në fund. Nesër titullar? Të shohim, pasi mund të jetë një armë shtesë gjatë ndeshjes. Morata ndihet mirë, por s’e kemi vendosur akoma nëse do e nisë si titullar.

Chiesa? Ndjeu probleme në ije ndaj Milanit dhe kërkoi zëvendësim. Gjithsesi, gjithçka është në rregull dhe është gati për lojë. E njoh mirë dhe nuk më ka befasuar aspak rendimenti i tij i lartë“, deklaron trajneri i Juventusit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu