Pitt dhe Jolie ritakohen për herë të parë dhe marrin vendimin që prisnin të gjithë

Ndarja e çifti të njohur Brad Pitt dhe Angelina Jolie, bëri shumë bujë dhe mediat ndërkombëtare i kushtuan shumë rëndësi. Por pas këtij lajmi i cili tronditi të gjithë fansat e tyre, tashmë mediat po shkruan se çifti i dashur nga të gjithë po ‘rikthehen’ bashkë, sipas TheSun.

Mësohet se edhe pse mes tyre qëndrojnë procedurat e divorcit, yjet thuhet se janë takuar për herë të parë ballë për ballë dhe kanë vendosur ti japin një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre.

Thuhet se takimi i parë pas 10 muajsh, larg syrit të medias, është realizuar në Beverly Hills, në shtëpinë e një miku të përbashkët të çiftit, ku Jolie dhe Pitt kanë mbërritur me dy makina të ndara. Biografi i çiftit, Ian Halperin thotë se çifti ka qëndruar për herë të parë përballë njëri-tjetrit, vetëm për vetëm, pa prani të avokatëve apo psikologëve. Më tej ai u shpreh se “Brad mori hapin i pari, pastaj ata u rrëzuan në krahët e njëri-tjetrit. Kishte shumë lot. Në atë moment ata vendosën të bëjnë një fillim të ri.”.

Biografi shtoi se Angelina dhe Brad ishin duke punuar për “ribashkimin e ndërgjegjshëm’ dhe vendosën t’i nënshtroheshin rehabilitimit intensiv dhe seancave të këshillimit shpirtëror në një orvatje për të kaluar marrëdhënien e tyre në rrugën e duhur.

Ndarja erdhi pas një fluturimi nga Franca në Los Anxhelos vitin e kaluar, me Bradi dyshohet se kishte dhunuar Maddoxin, djalin e tyre më të madh, duke i detyruar ata të zhvendoseshin në një aeroport tjetër.
Ian shpjegoi: “Angie ishte shumë, shumë e zemëruar për incidentin në aeroplan privat midis Bradit dhe Maddox, ajo hodhi poshtë gjithçka”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu