Pjesëtarët e KK ‘URANIKU’ në Kampionatin Mbarëkombëtar Pavarësia 5-Vlorë, me karakter kualifikues arritën të marrin 10 medalje. Me medalje ari u dekoruan pjesëtarët: Era Koxha, Rion Pasholli dhe Erblin Zunçe. Me medalje argjendi u dekoruan: Sara Duka, Genta Sela, Aziz Ramadani dhe Erjon Koxha, ndërkohë me medalje bronzi janë dekoruar sportistët Ema Çutra, Kron Vojnika dhe Eldar Luznaku, sqaron për mediat trajneri Durim Paçuku.
Sportistët e këtij klubi kanë performuar shkëlqyeshëm gjatë këtij kampioni si rezultat i punës dhe ushtrimeve të vazhdueshme.
Gjithashtu, me 24.11.2021 ‘KK URANIKU’ me 4 garues udhëton drejt qytetit Rijeka të Kroacisë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik./InfoShqip.com