Para pak çastesh, para ndërtesës kryesore të Komunës së Kumanovës, është plagosur me armë zjarri një nga bartësit e listës së këshilltarëve të Aleancës Kombëtare Për Integrim (AKI) në Komunën e Likovës, përcjell INA.
Sipas informacioneve të para, ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e incidentit./INA/