Plaku 96 vjeçar del për të votuar

Rade Gogov-Crnoreçki 96 vjeçar, është një nga të mbijetuarit i luftërave të Luftës Çlirimtare Kombëtare sot në mes të parëve çka doli të votoj në referendum. Ai është partizan i cili ka marr pjesë në sigurimin e manastirit “Prhor Pçinski” gjatë kohës së formimit të KAÇKM-së.

“Nëse munda unë të bëjë këtë, ndërsa po i afrohem të njëqindave, mendoj se edhe të tjerët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim. Sepse është populli ai që vendos”, tha Gogov për AIM.

Pas luftës ka punuar në Beograd si instruktor me gradën e Kolonelit në selinë e Korpusit të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë, detyra e së cilës ka siguruar organet më të larta shtetërore dhe ka siguruar kufijtë. Shtabi ka qenë në Beograd, ndërsa ka pasur pjesëtarë nga të gjithë republikat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu