Plane me Gridën për kurorëzim? Ja si përgjigjet Salianji

I ftuar në një emision televiziv, Ervin Salianji foli për marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së, Grida Duma.

Salianji përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë periudhës kur ishte në burg:

“Muajt e fundit, kur unë kam qenë i izoluar në burg, ajo ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg.”

Ai iu referua gjithashtu frazës së tij që u bë virale:“Kënaqësia ime e përjetshme.”, kur ishte i ftuar tek emisioni i Gridës pak ditë më parë.

“Nuk e prisja as unë ta thosha këtë frazë, më doli papritur.”, tha ai.

Pyetjes nëse kanë në plan për kurorëzim, Salianji iu përgjigj: “Nuk do të jap vëmendje tani, do të ketë momente të tjera ku do të diskutojmë gjatë e gjerë për këtë çështje. Unë nuk e kam përfshirë asnjëherë jetën personale në publik.”, tha Salianji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu