Austria ndryshe nga të gjitha vendet e BE që synojnë të shtrëngojnë masat po mendon t’i lehtësojë ato. Në një konferencë për shtyp, kancelari austriak Sebastian Kurtz deklaroi se Austria po planifikon të dalë nga ”Lock- Down”-i kombëtar hap pas hapi.
Fillimisht sipas tij do të hapen dyqanet e vogla. Më pas do të hapen më 14 prill edhe dyqanet e rëndësisë së dytë kurse nëse i gjithë ky proces shkon mirë atëhere më 1 maj Austria rihap edhe qendrat tregtare. Deri tani Austria shënon 12 mijë të infektuar nga të cilët 220 viktima dhe 3 mijë e 463 të prekur.
Por Kurtz insiston duke thënë se Austria i mori masat shumë më parë se vendet e tjera dhe kjo ja lejon që të rihapë dyqanet shumë më shpejt.










