Manchester United po përgatitet t’i japë fund makthit të Gareth Bale në Santiago Bernabeu. “Djajtë e kuq” duan të rikthejnë në Angli uellsianin dhe një lëvizje e tillë mirëpritet nga Real Madridi.
Trajneri Zinedine Zidane ka folur me Bale dhe ia ka bërë të qartë se nuk ka vend në Spanjë. 29-vjeçari duhet të marrë në konsideratë ofertat e United dhe Tottenhamit.
Ekipi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer ka një plan gjenial. Ata duan të marrin 1 vit në huazim Bale me të drejtë blerje. Reali kërkon ta shesë për 80 milionë euro, por mund të kënaqet dhe me një operacion të tillë. Perez mund të kursejë 50 milionë euro rrogë për dy vite që Bale mund të jetë larg.