Tragjedia e ndodhur sot në Detin e Zi e cila u mori jetën 92 personave që udhëtonin në avion ka ngrirë lumturinë e shumë njerëzve për Krishtlindje.
Pas kërkimeve të shumta për pjesët e mbetura të avionit ushtarak, që ishte nisur nga Rusia për në Siri, ku një grup muzikantësh do të luante përballë ushtarëve rusë me rastin e Krishtlindjes, janë zbuluar dhe historitë e para të viktimave.
Dhe padyshim një histori e trishtë është ajo e çiftit që shihni në galerinë më sipër, të cilët kishin planifikuar të martoheshin vitin që vjen por që tragjekisht humbën jetën sot.
Ralina Gilmanova 22 vjeçe dhe i fejuari i saj Mikhail Fedotov ishin anëtarë të ansamblit “Aleksandrov”, që udhëtonte me ekuipazhin drejt Sirisë.
Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, por mendohet se një defekt teknik ose gabim i pilotit mund të kenë shkaktuar aksidentin.