Ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias së funmdi është kthyer në kryefjalën e medias dhe politikës greke. Pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Jastësm, Kotzias ka bërë disa deklarata të bujshme ku më e fundit janë akuzat e rënda që ngre kundër ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Në një intervistë për Kreta TV, Kotzias ka deklaruar se ministri i Mbrojtjes, ka mbuluar negativisht çështjen e marrëveshjes së Prespës.
Më tëj Kotzias e ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes jo vetëm për fonde sekrete por edhe me akuza se qeveria paguhet nga Soros të blejë të huaj për interesa.
“I vetmi që reagoi kundër isha unë, në një qeveri që kërcënohet madje në këtë formë nuk kam vend. Tjetër ministër duhet të largohej. Por…”, tha Kotzias.
“Madje, ky plan B u paraqit dhe si strategjia serioze e palës greke, duke e nënvleftësuar marrëveshjen e Prespës si jo primare për qeverinë”, tha ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, në komentet kundër anëtarit ‘të vogël’ të koalicionit qeveritar, Panos Kamenos. /albeu