Plas sherri në Kuvend, Grida Duma shan keq burrat socialistë

Debate të ashpra kanë ndodhur sot në Komisionin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ku po diskutohej drafti për statusin e minatorëve i propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahia.

Në debate të ashpra janë përfshirë Deputetja Elisa Spiropali, por edhe deputetja e PD-së Grida Duma.

Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë, ju nuk jeni as burra.

Elisa Spiropali: Unë kam qenë në protestat e minatorëve që në 2007.

Duma: Ju shkoni te minatorët për fushatë. Votojeni dhe e plotësojmë ligjin rrugës.

Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët.

Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu