Plumbi qorr plagos shqiptarin që po festonte

Një person nga Shtimja është plagosur nga plumbi qorr si pasojë e festimeve të Vitit të Ri.

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së kanë kërkuar ndihmë gjithsej gjashtë raste deri tani.

Dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe kanë përfunduar me amputim duarsh, si pasojë e lëndimit nga mjetet piroteknike derisa katër raste të tjera janë paraqitur me lëndime të lehta po ashtu si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu