Po bënte patinazh mbi kanalet dhe lumenjtë e ngrirë të Amsterdamit, e pëson keq, përfundon në ujërat e ngrira

Pas tri viteve, në Amsterdam të Holandës sërish janë ngrirë kanalet e ujit, që ka gëzuar tej mase shumë qytetarë – ku disa prej tyre shfrytëzuan këto ditë të ftohta që të rrëshqasin mbi kanalet dhe lumenjtë e ngrirë.

Megjithatë, mundësia për rrëshqitje nëpër kanale nuk është shfrytëzuar vetëm në Amsterdam – por edhe në qytetet tjera të këtij vendi.

Si pasojë e kësaj, ekipet e ndihmës së shpejtë kanë pranuar shumë thirrje telefonike për shkak të lëndimeve gjatë rrëshqitjes.

Temperaturat e ulëta kanë goditur pjesën më të madhe të Evropës, duke gëzuar një numër të holandezëve që kishin vendosur që vikendin ta shfrytëzojnë për rrëshqitje.

Por trashësia e akullit nuk ishte kudo e njëjtë, e shumë qytetarë të Amsterdamit nuk i kushtuan shumë rëndësi këtij fakti – kështu përfunduar në ujërat e ngrira që ishte nën këmbët e tyre.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një të ri i cili po bënte patinazh para turmës që e duartrokiste, por në një moment ai hasi në shtresë të hollë të akullit që nuk e mbajti dhe ai përfundoi në ujë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu