“Po hapim ngushticën e Hormuzit”, vjen lajmi zyrtar nga Irani

Irani ka njoftuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit për qarkullim të kontrolluar detar, pas arritjes së një armëpushimi me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se lëvizja e anijeve do të bëhet nën mbikëqyrjen e forcave të tyre të armatosura, përcjell INA.

Sipas një deklarate të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Teherani pretendon se ka arritur një “fitore të madhe” dhe se ka detyruar SHBA-në të pranojë një plan iranian prej 10 pikash. Ky plan, thuhet, përfshin rregullimin e kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit në koordinim me ushtrinë iraniane.

Autoritetet iraniane njoftuan se në dy javët e ardhshme do të mundësohet përkohësisht një kalim i sigurt përmes kësaj rruge strategjike detare, por vetëm përmes komunikimit dhe koordinimit të drejtpërdrejtë me forcat ushtarake të Iranit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi, theksoi se të gjitha anijet duhet të harmonizojnë lëvizjet e tyre me ushtrinë për të garantuar sigurinë, ndërsa shprehu edhe mirënjohje për udhëheqësit e Pakistanit për rolin e tyre në nxitjen e armëpushimit./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu