Qeveria, prej disa vitesh e ka vendosur ekonominë dhe qytetarët në shërbim të oligarkëve, por tashmë kjo mendësi po kapilarizohet dhe duket se çdokush do të punojë që ata të arrijnë fitimet e planifikuara.
Vizion Plus raporton sot se Ministria e Shëndetësisë ka vënë me detyrim kontraktual për mjekët e familjes realizimin e planit për kontrollin mjekësor bazë.
Nga kontratat e siguruara nga ky televizion, rezulton se mjekëve u ngarkohet përgjegjësia që të realizojnë planin, të ndjekin check up etj., ndërkohë që ky shërbim është koncesionuar te një kompani private.
Është padyshim një rast i paprecedentë që një qevria e tërë vihet në dispozicion të një konçesionari që faturon shuma të mëdha, pavarësisht se kuotat e realizuara – ndoshta jo për faj të tij – nuk i përligjin ato.
Një marrëzi e vendosur në kontratë po mbrohet me gjithfarë marrëzish të tjera siç është kjo e detyrimit kontraktual për mjekët. Nuk është çudi që dëshira për ikje e këtij kontigjenti ka arritur në shifrat 78%.