Po martohet ‘Kemali’, e fejuara e tij organizon ‘natën e kanës’ (Foto)

Burak Ozcivit do të martohet me aktoren e njohur turke, Fahriye Evcen, ndërsa është planifikuar që dasma e tyre të jetë madhështore.
Çifti ka vendosur që dasmën e tyre ta bëjnë në bazë të zakoneve dhe sigurisht se nata e kanës nuk do të mungonte nga bukuroshja turke.

Në rrjete sociale, janë shpërndarë disa fotografi të shumta në të cilat e fejuara e aktorit të njohur shihet e veshur me fustan të kuq teksa e kanë rrethuar vajzat me veshje kombëtare.

Shumë fytyra të njohura në Turqi kanë marrë pjesë në natën e kanës, e cila ishte organizuar për mrekulli.

Më poshtë jua sjellim një video dhe disa fotografi nga ky organizim./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu