Po pinte ujë, kur kthen kokën shikon topin në rrjetë

Një episod i rallë ka ndodhur sot në futbollin gjerman.

Gjatë ndeshjes, Duisburgu-Ingolshtadin të përfunduar me shifrat 2-1, portieri vendas është bërë gazi i botës.

Pas një nisje të shpejtë aksioni nga ana e Ingolshtad, ai ka shkuar për të pirë ujë duke u futur brenda në rrjetë, por është shtangur kur ka parë lojtarin kundërshtar duke shtyrë topin brenda.

për fatin e tij, ky gol i pësuar nuk ndikoi përkeq, pasi në fundin e ndeshjes vendasit kanë triumfuar me rezultatin 2-1

Gjithsesi episodi ka nisur menjëherë të bëjë xhiron e internetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu