Lot gëzimi, brohorima e duartrokitje të mëdha u dëgjuan gjithandej Gazës, pas lajmit të jashtëzakonshëm për armëpushim.
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se është arritur dakordimi mes izraelit dhe Hamasit për të nënshkruar planin për fazën e parë të përfundimit të luftës, shkruan IndeksOnline.
Ky lajm ka bërë që palestinezëve t’u ringjallen shpresat për jetë, pas dy vjetësh të shoqëruara me tortura, përndjekje, dëbim, vrasje dhe uri të plotë.
Disa dolën në rrugë duke bërtitur e duke kënduar, të tjerë u siguruan që lajmin t’ua përcjellin të afërmeve.
“Sinqerisht, kur dëgjova lajmin, nuk munda të përmbahesha. Lotët e gëzimit më rrodhën. Dy vjet bombardime, terror, shkatërrim, humbje, poshtërim dhe ndjesia e vazhdueshme se mund të vdisnim në çdo moment”, i thotë AFP-së Samer Joudeh, banori i zhvendosur nga Gaza.
Sipas tij, tani po ndjehet lehtësimi i vërtetë.
Gazetarë e reporterë kanë raportuar drejtpërdrejt nga lokacionet e tyre, duke bërë homazh edhe për kolegët e rënë në detyrë.
كاميرا الحدث ترصد مظاهر الفرح في شوارع غزة عقب الإعلان عن اتفاق وقف إطلاق النار تعبيراً عن أملهم بعودة الحياة إلى طبيعتها بعد أشهرٍ طويلة من المعاناة#الحدث #قناة_الحدث pic.twitter.com/RK6uf2qjuS
— ا لـحـدث (@AlHadath) October 8, 2025
An overwhelming joy fills the streets of Gaza following the announcement of the ceasefire. pic.twitter.com/aRqQ49Ivjs
— Eye on Palestine (@EyeonPalestine) October 8, 2025