Pas borës së madhe që ra në Boston që çoi në përmbytjen më të keqe brenda 40 viteve, qyteti amerikan u përball me një tjetër mot ekstrem – temperatura të ulëta që krijuan lumenj akulli me shumë vetura të ngujuara në ta.
Fotografitë e bëra dje në Boston shfaqin veturat të ngecura në ujërat e ngrirë të përmbytjeve, të cilat në disa raste arrijnë deri në hyrje të shtëpive.
Një video amatore, e filmuar në Revere, Massachusetts, qyteti që ndodhet në veri të Bostonit, shfaqte një shtresë të madhe akulli që mbulon rrugën.











