Pogba nuk mund të shitet më shumë se 55 milion euro

Paul Pogba është i destinuar të largohet nga Manchester United, ndoshta që në merkaton e janarit. Eliminimi i parakohshëm i “Djajve të kuq” nga Championsi e nxit edhe më shumë divorcin me kampionin e botës.

Mediet në Angli, duke analizuar situatë, japin edhe shifrat që do të mund të përfitojë Manchester United nga shitja e mesfushorit, që e blenë në vitin 2016 për 105 milionë euro, një shifër rekord për kohën.

Sipas “The Sun”, “Djajtë e Kuq” do të mund të rikuperojnë nga shuma që shpenzuan për francezin jo më shumë se 50 milionë stërlina, që konvertohen në thuajse 55 milionë euro.

Praktikisht është gjysma e parave të investuara nga klubi anglez katër vite më parë. Kuptohet që në uljen e vlerës së kartonit të mesfushorit ndikon edhe kriza ekonomike për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Kontrata e Pogbasë e United përfundon pas një viti e gjysmë. Nëse nuk shitet deri në verë, mund të largohet me parametër zero, çka do të ishte humbje e madhe ekonomike për klubin anglez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu