Pogba viziton Mekën: Gjëja më e bukur që kam parë në jetë (FOTO)

Paul Pogba ka vizituar vendin e shenjtë për myslimanët, Mekën, pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Mesfushori francez ka fituar Ligën e Evropës në javën e kaluar me Manchester Unitedit, pasi kanë mposhtur Ajaxin në finale me rezultat 2-0, ku njëri gol u shënua pikërisht nga Pogba.

Pas kësaj fitore dhe përfundimit të Ligës Premier, trajneri Jose Mourinho iu ka dhënë pushim skuadrës dhe futbollistëve të tij.

Pogba e ka shfrytëzuar këtë pushim për të kryer një ritual fetar pasi i takon religjionit islam.


Francezi ka vizituar vendin e shenjtë për myslimanët, Mekën, qysh në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku edhe ia ka uruar festën të gjithë komunitetit të tij, teksa Mekën e ka cilësuar si gjënë më të bukur që e ka parë.

“Gjëja më e bukur që e kam parë në jetë”, ka shkruar Pogba në njërin nga postimet e tij në rrjetet sociale.

Most beautiful thing I’ve seen in my life ???

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu