Polici në Durrës mburret se e kapi mat, por shoferi “ia nxin” faqen me këtë që i bën (FOTO)

Aksioni i vënies së gjobave nga Policia herë me të drejtë e herë pa të drejtë është përhapur shumë kohët e fundit.
Një rast sa flagrant siç e quan qytetari, aq edhe i diskutueshëm ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Siç shpjegoi zotëria për JetaOshQef, ai kishte ndaluar për të tërhequr lekë në bankomat, ndërsa makinën e kishte lënë në bllokazh hapur sepse vendi ku ai duhej të parkonte ishte zënë me dy karrige. Zotëria nga Durrësi tha se, ndërsa po kthehej te makina sheh një polic që nuk e kishte lënë t’i ikte si rast dhe po i vendoste gjobën.

“Duke mos pasur kur të parkoja dhe duke pasur parasysh të mos e pengoja kalimin e makinave të tjera, e lashë makinën aty për pak momente, sipas rregullores ku makina nuk është e parkuar, por në qëndrim”, tha qytetari.

Ai shtoi gjithashtu se ia kishte shpjeguar efektivit të policisë se si qëndronte rregulli dhe se ai nuk duhej t’i vinte gjobën, por ky i fundit kishte vendosur me kokën e tij. Më pas shoferi duke mos ditur më ç’të bëjë e fotografon policin e bashkë me të edhe dy karriget që kishin zënë rrugën, por që policit në fjalë as që i binin në sy.

Tani polici mund të vendosë ose jo gjobën në një rast të tillë, por si xhanëm nuk ia kap syri ato karrige të vendosura në atë mënyrë, sepse nëse do të ishte parking privat kjo mund të tregohej me tabela. Po parking privat i bllokuar me karrige dhe nën syrin e policit vetëm në Shqipëri mund të ndodhë./JOQ


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu