Një sherr ka ndodhur gjatë ditës së djeshme mes të dashurit të Luana Vjollcës dhe një fansi të saj, nga i cili ky ka mbetur i dëmtuar.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, JOQ ka publikuar një foto nga momenti kur policia shoqëron Luana Vjollcën.
“Luanën e arrestoi policia, nuk e kuptova arsyen por e pashë që e nxori zvarrë jashtë. Ishte një njeri gjithë gjak brenda makinës së saj, në Range-in që duket në foto. Lëviza pastaj se Policia e kishte rrethuar zonën, por mund të them që ajo nuk kishte bërë aksident, pra çfarë ishte? Ndoshta duhet të pyesim “luanatorët” për këtë”., – shkruan një qytetar për JOQ.
Mbetet ende për t’u sqaruar nëse është shoqërim apo një keqkuptim ng qytetari momenti kur Luana Vjollca është kapur zvarrë duke u nxjerrë jashtë nga makina pas asaj që ndodhi dje.











