Policia australiane ka gjetur 1500 kg kokainë të fshehur në jahtë

Më shumë se 1.500 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 186 milionë dollarë, u konfiskuan nga një jaht në provincën e New South Wales, tha policia australiane.

Sipas Policisë Federale Australiane tre persona u arrestuan në Australi, si pjesë e një hetimi për trafikun e drogës.

Një 47 vjeçar u arrestua në një hotel në afërsi të zonës Warners Bay të Liqenit Macquarie dhe një i tretë, 63 vjeç, u arrestua në një shtëpi në Islington aty pranë, njofton policia.

Kur policia hipi në anije, ata gjetën “një sasi të madhe komerciale të kokainës të fshehur brenda anijes” – që besohet të jetë mbi 1500 kilogram të kokainës me një vlerë  prej rreth $ 186 milion, tha policia.

Policia njoftuan se zyrtarët mjeko-ligjorë po vazhdojnë të çmontojnë anijen, si dhe të ekzaminojnë dhe testojnë kokainën./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu