Mbi 800 gjoba janë vendosur nga policia në të gjithë vendin për vetëm dy orë operacion të koduar “Blici rrugor”. Operacioni është kryer nga ora 12:00 deri në orën 14:00 dhe janë vendosur 420 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Gjithashtu, janë vendosur edhe 441 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim celulari në drejtim apo për mosvendosje të kaskës mbrojtëse në rastin e motoçikletave.
Të angazhuar në këtë operacion ishin 780 policë në të gjithë vendin./mapo