Policia e ka përgjuar Vuçiqin dhe familjen e tij

Policia e ka përgjuar Vuçiqin dhe familjen e tij. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë. Në një intervistë për “Kurir“, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë. “Kurir” shkruan se përveç kreut të shtetit, ekzistonte edhe një listë e plotë e personave që ishin duke u përgjuar.

Bisedat dhe punët e familjes së presidentit të Serbisë vëllait të tij, Andrej Vuçiq dhe djalit të madh, Danilo Vuçiq.” Po ashtu, edhe drejtori i BIA-së, Bratislav Gashiq, Milosh Vuçeviq. Mediat raportojnë se një hetim i gjerë dhe i hollësishëm tashmë ka filluar dhe se kanë nisur shkarkimet e krerëve të institucioneve të sigurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu