Shoferi në këtë video po ecte në autostradë me shpejtësi 170 km/h matur me radar, 80 km/h mbi normën e lejuar.
Sipas Policise, drejtuesit të automjetit i eshte tërhequr leja e drejtimit dhe eshte dërguar në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.
Gjate bisedes me policin, shoferi duket se ka pasur nje hall qe po shpejtonte, kur thote: “Beni cfar te doni po me lini te shkoj ne spital. Po s’po eci për qejf për atë Zot, ca te bej une?”.