Një rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Gjakovës, ku një grua dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga partneri i saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 dhjetor 2025, rreth orës 23:30, ndërsa është raportuar më 24 dhjetor 2025. Viktima, femër kosovare, dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor si dhe strehimin e ofruar nga institucionet përkatëse. Ndërkohë, i dyshuari nuk është arrestuar dhe ndodhet në kërkim policor.
Lidhur me rastin, policia ka iniciuar procedurat ligjore dhe hetimet janë duke vazhduar për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.










