Policia italiane ndalon Ballist Morinën, zbardhet shkaku

Ballist Morina ka rënë sërish në pranga, por këtë herë në Itali. “Njeriu i dronit” siç njihet ndryshe është ndaluar nga policia e vendit fqinj, por është lënë i lirë pas disa orësh.

Ballist Morina jeton në Milano është ndaluar në Genova, sepse ishte duke drejtuar një dron të sofistikuar. Ai është kapur pas një kontrolli rutinë në “Monte Fasce Genova në një makinë, ku kishte edhe pajisjet e dronit me kamera.

Në Itali droni është i ndaluar të përdoret në disa zona të caktuara si dhe jashtë orarit të përcaktuar, ndaj dhe është ndaluar nga policia italiane./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu