Policia rrugore në Shkup mëngjesin e sotëm ka filluar me aksion për mënjanimin e veturave të parkuara në vende të ndaluara në lagjen “Xhon Kenedi” të komunës së Çairit.
Momentalisht në terren shihen tre karrotecë që po heqin makinat e parkuara vend e pa vend.











