Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas ndalesës që i është bërë nga Policia e Kosovës për ta vizituar fshatin Banjë të Skënderajt, është nisur për Mitrovicë.
Kështu të paktën raporton Radio Televizioni Serb duke cituar burimet e veta, shkruan InfoShqip.
Sipas të njëjtave, Vuçiq do të flasë me banorët e Banjës në telefon.
Kujtojmë se megjithë vendimin e Qeverisë për ta anuluar lejen e Vuçiqit për vizitë në Drenicë, presidenti serb përsëri tentoi që të shkonte atje.
E ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, më herët për LajmiNet tha se veprimi më i mirë i mundshëm i Vuçiqit në këtë rast do të ishte që të heqë dorë nga vizita në Drenicë.