Policia pengoi një incident më të madh ndëretnik tek Mavrovasja, kërcënim me pistoletë drejt protestuesve (VIDEO)

Një incident më të madh ndëretnik e ndaloi natën e sotme policia para qendrës tregtare Mavrovasja në Shkup, protestuesit kundër propozimit francez pasi kaluan rrugën nën tokë tek sheshi Skënderbej thuhet që kurse grupi shqiptar ka sulmuar ata me shishe dhe drunj ku thuhet që nga këto arsye edhe erdhi deri tek konfrontimi fizik, shkruan 360 gradë, transmeton InfoShqip.

Më pas, sipas mediave maqedonase thuhet që një person ka nxjerrë pistoletën ku sipas dëshmitarëve thuhet që janë dëgjuar edhe të shtëna.

Ndërsa lideri i VMRO-DPMNE këtë e quajti si një tentim për vrasje ndaj tij.

Sipas Deutche Welle, i akuzuari për mbajtje të pistoletë është arrestuar dhe po mbahet në stacion policor.

Por sipas asaj që shihet më poshtë në video dëgjohen edhe thirrja e famshme diskriminuese ‘Shiptari’.

Pas shumë minutash luftë verbale, grupa e protestueve ka vazhduar më tej për tek ambientet e Ministrisë së Jashtme ku më pas janë ndaluar para Kuvendit ku edhe gjenden momentalisht./InfoShqip.com

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu