Departamenti i Policisë së Springettsbury në SHBA ka postuar një video ku kërkon ndihmën e publikut për të zbuluar se kush është hajduti i bankomatit.
Vjedhja u krye me 6 Prill, dhe në këtë video të filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi, dallohet hajduti që ikën me bicikletë rreth 10 minuta pas vjedhjes.
Por hajdutit për fatin e tij të keq i fluturuan paratë nga xhepi ndërsa po largohej, dhe ai e vë re këtë më vonë ku kamera e filmon duke i mbledhur. IShte me fat që nuk po frynte shumë erë, se mbase gjithë ai ‘mund’ do i shkontë bosh./shqiperiaime










