Policia publikon pamjet: Momenti kur anëtarët e MEK dalin para makinave & djegin dokumente

Policia e Shtetit përcjell pamjet e operacionit të sotëm në kampin MEK, në Manzë të Durrësit. Në to tregohen disa momente. Që nga bllokimi i automjeteve të policisë nga muxhahedinët, tek tentativa e disa prej rezidentëve për të djegur dokumente. Po ashtu, në ambientet e këtij kampi shihen edhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara nga policia.

Më herët, në një konferencë për shtyp, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, bëri dhe një panoramë të objekteve që ishin sekuestruar në këtë kamp.

Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia, në zbatim të vendimit të gjykatës, janë sekuestruar në cilësinë e provës, të cilat kërkoheshin në vendimin e gjykatës, 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 2 tableta, 3 karte memorie dhe materiale shkresore të bollshme, të cilat u tentuan të asgjësoheshin me djegie nga disa anëtarë të MEK. Prokuroria e Durrësit, ka nisur ndërkohë hetimet për kundërshtimin me dhunë të punonjësve të policisë dhe pengimin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”, tha Rrumbullaku.

Kujtojmë se me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, mijëra forca të policisë ndërhynë për të ushtruar kontrolle në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, ku qëndrojnë prej vitit 2014 muxhahedinët, ose të njohur is opozita iraniane.

Kontrollet nisën në orët e para të së martës dhe erdhën pas dyshimeve se brenda kampit ushtroheshin aktivitete në shkelje të marrëveshjes së vitit 2014, por edhe që cenojnë sigurinë kombëtare dhe që lidhen me aktivitete terroriste.

Muxhahedinët kundërshtuan ndërhyrjen e policisë, duke bërë rezistencë dhe duke çuar kështu në një konfrontim mes të dyja palëve. Për pasojë mbetën të dëmtuar 15 efektivë policie dhe 21 banorë të kampit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu