Policia serbe arreston nje te ri nga Presheva

Me dyshimin për kontrabandë 6 shtetas të Eritrean dhe 5 pakistanezë, një 24-vjeçar nga zona e Preshevës u arrestua nga policia serbe në afërsi të Bujanoc, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve nga MUP-i

I arerstuari J.A i cili po drejtonte një “Audi” me targa të huaja, u arrestua pasi policia kufitare e ndaloi atë në zonën e fshatit Bilac të komunës së Bujanocit. Në makinën e tij u gjeten amigrant nga Eritrea dhe Pakistanit pa kurrefare dokumente te nevojshme.

I dyshuari akuzohet për veprën penale të Kalimit të Kufirit Shtetëror dhe Kontrabandës me Njerëz.Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari ishte urdhëruar të ndalohej deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në prokurori me një kallëzim penal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu