Politikani iranian: Izraeli do të shkatërrohet për gjysmë ore nëse Amerika na sulmon

Izraeli do të shkatërrohet për gjysmë ore nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin, tha një parlamentar i lartë iranian të hënën, shkruan agjencia e lajmeve Mehr, transmeton Reporteri.

Javët e tensioneve kulmuan muajin e fundit me vendimin e fundit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të tërhequr sulmet e planifikuara mbi Iranin pasi Teherani rrëzoi një dron të SHBA-së.

Uashingtoni gjithashtu e akuzoi Iranin se qëndron pas sulmeve kundër anijeve në Gjirin Persik, gjë të cilën Teherani e mohon.

“Nëse SHBA na sulmon, vetëm gjysmë ore do të ketë jetëgjatësi Izraeli”, tha për agjencinë Mehr, Mojtaba Zolnour, kryetari i komisionit të parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme.

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të jenë një “kërcënim serioz” ndaj stabilitetit global dhe rajonal, ndërsa tensionet vazhdojnë në Gjirin Persik. /Reporteri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu