Politikani serb: Gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë kryer

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka reaguar për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Bogdanoviq përmes një postimi në platformën e tij X, thotë se duhet krijuar themele të reja të bashkëpunimit, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.

“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka shkruar ai./Arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu