Guvernatori i shtetit Puebla në Meksikë, Luis Miguel Barbosa, ka shkaktuar zemërim të madh ditën e mërkurë kur pretendoi se njerëzit e varfër janë imun ndaj korona virusit.
“Nëse jeni të pasur, jeni në rrezik” tha ai në një konferencë për media që ishte transmetuar drejtpërdrejtë në rrjetin social Facebook dhe YouTube,”Nëse jeni të varfër, jo. Ne të vrafrit, ne jemi imun.”
Guvernatori Barbosa kishte thënë se “shumica janë njerëz të pasur” pasi qeveria kishte njoftuar se tre të katërtat e 475 të sëmurëve me nga COVID-19 janë njerëz që u kthyen nga udhëtimet jashtë shtetit.
Disa Meksikanë janë infektuar me korona virusin e ri derisa ishin në pushime në Itali apo SHBA.
Të enjten në Meksikë janë regjistruar 110 raste të reja të infektimit me korona virusin e ri SARS-CoV-2 njofton agjencia e lajmeve Reuters.










