Politologu rus: Derisa është Kurti në pushtet, nuk do të ketë marrëveshje nga dialogu midis Serbisë dhe Kosovës

Politologu rus Oleg Bondarenko shprehet se për mendimin e tij, “çdo dialog me Kurtin është i kotë dhe se nuk ka kuptim sepse kryeministri aktual i Kosovës është një fanatik i cili nuk është i gatshëm të bëjë kompromis”.

Sipas fjalëve të tij, “kjo është pikërisht arsyeja pse nuk beson se do të rezultojë ndonjë marrëveshje nga dialogu aktual midis Serbisë dhe Kosovës, derisa është Kurti kryeministër”.

“Unë besoj se do të rritet presioni mbi Serbinë në periudhën e ardhshme, pavarësisht nga fakti se çështja e Kosovës nuk është në krye të prioriteteve si për BE-në ashtu edhe për SHBA. Nga ana tjetër, është i nevojshëm një kompromis për të arritur zgjidhje për çështjen e Kosovës, por Kurti thjesht nuk është i gatshëm për kompromis”, pretendon politologu rus.

Në pyetje se a duhet të përfshihet Rusia në mënyrë më aktive në dialog ai përgjigjet:

“Kjo varet kryesisht nga iniciativa e MPJ të Rusisë, dmth të Sergei Lavrovit. Rusia ka përvojë të madhe kur bëhet fjalë për bashkëjetesën paqësore me qytetarë të feve të ndryshme, mbi të gjitha më shumë se 200 vjet bashkëjetesë paqësore me qytetarë të besimit islam. Jam i sigurt se përvoja jonë do të ishte e dobishme edhe për Ballkanin, por kjo varet, siç thashë, nga iniciativa e MPJ të Rusisë, si dhe nga fakti nëse Beogradi dhe Prishtina do ta pranonin atë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu