Pollozhani: LVV do të fitojë e vetme mbi 51% të votave

Shpëtim Pollozhani

LOJËRA TË ULËTA ME VJOSA OSMANI.

Kandidimi i znj. Vjosa Osmani si ,,kryeministre” e ardhshme është rast tipik se si ujqërit e kapur të politikës i djegin kuadrot e rij. Ajo do ta ketë titullin, por logjistikën dhe infrastrukturën do t’ia kontrollojë Isa.

Nuk ka rast në botë që kryeministri të mos jetë edhe kryetar i partisë në pushtet.

Ajo do të lëvizë aqë sa do t’ia lëshojnë litarin Luta me Isën. Ky mjerim i znj. Vjosa Osmani i varros shpresat e shumë të rinjve.

Jam i bindur se të gjithë të rinjtë e dëshpëruar të LDK, shkaku i dështimit të koalicionit me LVV, do të shkojnë në LVV.

Me sabotimin e një koalicioni me LVV, Isa Mustafa dëshmoi se është kundër një fryme të re në Kosovë, dhe në një vijë me profiterët e luftës.

LVV do të fitojë e vetme mbi 51% të votave.

Qeverisja e LVV është imperativ i kohës.

Të dështuar janë të gjithë ata që shkojnë kundër kohës.

Kjo është epoka e LVV.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu