PPTH kërkon autopsi të Bojkut, ende nuk dihet kryerësi i veprës penale

Me urdhër të prokurorit publik trupi i Dilaver Bojkut, i cili u vra dje do të dërgohet në autopsi, kumtuan sot nga PPTH. Nga atje theksojnë se do të merren masa  dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e kryerësit të veprës penale.

Nga vendi i ngjarjes gjurmët që janë marrë janë dhënë menjëherë për ekspertizë, thonë nga Prokuroria. Dilaver Bojku, në spitalin kirurgjik në Strugë ishte sjellë nga ana e disa personave privat. Sipas mjekëve ai në momentin kur ka arritur në spital edhe përkundër reagimeve të shpejta veç më ka qenë në vdekje biologjike.

Nga MPB ende nuk ka informacione zyrtare për motivet e vrasjes. Si mundësi përmenden gjakmarrja, raporte jo të pastruara, e edhe vrasës me pagesë. Bojku jo shumë është i njohur për publikun për shkak se emri i tij ndërlidhej me kriminalitet dhe prostitucion, për çka ishte edhe disa vite i dënuar me burg./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu