Prag finalja me Portugalinë, Ajax për Koeman: Ja si ndalet Ronaldo (VIDEO)

Të dielën në mbrëmje Portugalia dhe Holanda do të përballen në finalen e Nations League, ku do të përcaktohet fituesi i parë i kësaj lige të re për kombëtaret e Europës.

Pas tripletës dhe shpërthimit të Cristiano Ronaldos ndaj Zvicrës, e gjithë vëmendja e trajnerit Ronald Koeman do të jetë si të ndalë sulmuesin e Juventusit.

Për t’i ardhur në ndihmë ka menduar Ajax, që ka publikuar një video nga momenti i ndeshjes së tyre me Juventusin.

Është Dybala që niset në një kundërsulm të shpejtë dhe CR7 niset drejt fushës kundërshtare me shpejtësi, gjithsesi një lojtar i Ajax duke parë të pavendosur mbrojtjen e tij e kap dhe e shtrinë përtokë portugezin duke prishur të gjithë aksionin.

Jo e ndershme, por të shpëton ndeshjen. Epo, Ajax ja dha leksionin e parë trajnerit të “Tulipanëve”.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu