Pranohet aktakuza për rastin TNT, ku ndër të akuzuarit është edhe Nikolla Gruevski

Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror pranë Gjykatës Penale të Shkupit ka pranuar aktakuzat për rastin “TNT”. Lënda për procedurë të mëtejme do të ndahet përmes sistemit AKMIS, ku më pas gjykatësi i cili do të merr lëndën duhet të caktojë termin për diskutimin kryesor për këtë lëndë.

Lënda “TNT” ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për të Ardhme Evropiane, Fijat Canoski. Gjykata e Apelit më 4 nëntor vendosi që materialet e përgjuara të mund të përdoren si dëshmi.

Në këtë lëndë të dyshuar kryesor janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe katër persona tjerë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu