Prekëse/ Djalit i rikthejnë biçikletën e vjedhur në përvjetorin e vdekjes së babait të tij (VIDEO)

Hajdutët i kanë rikthyer një biçikletë të vjedhur një djali nëntë vjeç një ditë përpara përvjetorit të parë të vdekjes së babait të tij.

Bicikleta e James Brewster u vodh jashtë shtëpisë së tij në County Armagh javën e kaluar.

Biçikleta kishte një rëndësi të veçantë për 9-vjeçarin pasi e kishte dhuratë nga babai që nuk jetonte më.

Kështu nëna e tij, Una, lëshoi një apel në rrjetet sociale duke kërkuar që kushdo që e kishte marrë, në qoftë se kishte ndo pak ndjenja t’ia kthente të voglit biçikletën pasi ishte kujtimi i fundit që ai kishte nga babai i tij i ndjerë.

Ditën tjetër, që ishte dhe dita e përvjetorit, dikush pati brejte ndërgjegjie dhe biçikleta u kthye aty ku duhej të ishte gjithmonë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu