Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka dhënë një premtim në fillim të vitit për të gjithë amerikanët. Biden ka premtuar se do të jetë president i të gjithë amerikanëve, pavarësisht se a e kanë votuar atë apo jo dhe se do të punoj për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Ky është premitimi im për ju: Do të jem president për të gjithë amerikanët. Pavarësisht se a më keni votuar mua apo jo, do të zgjohem çdo mëngjes dhe do të punojë për ta bërë jetën tuaj më të mirë.“, ka shkruar Biden në rrjetet sociale.










