Një çift i sapomartuar ka humbur jetën tragjikisht në Kansas të SHBA-ve, vetëm 1 ditë pas dasmës së tyre. Pak orë pasi celebruan dashurinë e tyre, 19-vjeçarët u përfshinë në një aksident i cili do të rezultonte tragjik për ta.
Makina me të cilën udhëtonin, është përplasur me një pemë në rrugë dhe goditjet kanë qenë fatale. Sipas Mirror, Austin Bouma i cili drejtonte mjetin ka humbur jetën menjëherë, e ndërsa bashkëshortja e tij 2 ditë më vonë.
Historia e çiftit amerikan ka tronditur rrjetet sociale dhe jo vetëm.
“Ata ishin kaq të lumtur. Gjatë gjithë kohës mendonin se ishin bërë për njëri-tjetrin.Kishin kaq shumë plane për të ardhmen!”- u shpreh një nga familjarët e vajzës.










