Presheva kërkon nga Kurti të mbajë premtimet

Serbia fare pak e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, por më shumë rezultatin absolut të Listës Serbe duke e quajtur fitore të unitetit. Serbët do ta degjojnë Beogradin, kanë thënë në Zyrën e Qeverisë për Kosovën.

Por, shqiptarët në Luginën e Preshevës, thonë se për ta rezultati ka qenë i pritur. Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë, thotë se është I lumtur që Kosova ka treguar një kulturë demokratike.

z.Kurti e ka theksuar se në ndjesinë e tij, në ndjesinë e LVV-së dhe Qeverisë që do ta udhëheq ai, do të jenë edhe cështjet që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës , prandaj e shoh si mundësi që në kuadër të bisedimeve me Serbinë apo edhe në kuadër të vet angazhimit të Kosovës, Kosova të ketë një strategji shtetërore përmes së cilës do të trajtojë Luginën e Preshevës dhe shqiptarët këtu”- u shpreh Kamberi.

Kamberi, thotë se shpreson që Kurti nuk do ta harrojë Luginën e Preshevës dhe do ti realizoj premtimet e dhëna për shqiptarët e këtushëm. Serbia ka qenë në festë zyrtare për shkak të ditës së shtetësisë dhe pak media kanë raportuar hollësisht për zgjedhjet e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu