Presidenca në alarm për dialog, zbardhet kërkesa urgjente e Lulzim Bashës: Kjo është e sigurtë, ja çfarë do të ndodhë me Ramën së shpejti

Kreu i PD-së nga Korça ka deklaruar se është për zgjedhje të parakohshme dhe jo për pazar me Edi Ramën.

“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”. Kështu ka deklaruar kreu i PD-së në një takim me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës.

“Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”– tha zoti Basha, i cili theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”– u shpreh zoti Basha në Korçë, duke refuzuar prerë çdo përpjekje për pazar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu